Flash

Rodriguez i kushton Realit 88 milionë

Lapsi.al 21 July 2014
Rodriguez i kushton Realit 88 milionë

James Rodriguez do të jetë lojtari më i ri i Realit të Madridit. Dy të përditshmet madrilene, “Marca” dhe “AS” e bëjnë fakt të kryer kalimin e lojtarit kolumbian te “Los Blancos”, teksa shtojnë se në orët e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi.

Drejtuesit e kampionëve të Europës kanë arritur akordin me Monacon për shumën e 88 milionë Eurove, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave përveç të ardhurave te klubi francez do të përfundojë edhe një lojtar i Realit, me shumë mundësi portieri Diego Lopez.

James Rodriguez momentalisht ndodhet në Madrid dhe po pret me padurim që transferimi i tij te merengesit të finalizohet me sukses. “Këpuca e Artë” e Brazil 2014 pritet të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me klubin “Blanco” nga e cila do të përfitojë 7 milionë Euro në sezon.

Por me afrimin e 23-vjeçarit te Reali nuk ka më vend për Angel Di Marian kështu që mesfushori argjentinas duhet ta vijojë diku tjetër karrierën e tij. James Rodriguez do të jetë blerja e tretë e Realit në këtë merkato vere pas gjermanit Toni Kroos dhe portierit Kosta-Rikan Keylor Navas edhe pse ky i fundit nuk është ende zyrtarisht një lojtar i klubit spanjoll.

 

James Rodriguez ka thënë se nënshkrimi me Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet për të. Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, është shprehur tejet i lumtur pas prezantimit në fanellën e klubit të tij të ri. Rodriguez theksoi se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të. “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ëndërr e bërë realitet. Shpresojë në shumë suksese dhe tituj këtu”, u shpreh ish-anëtari i Monacos. Ky i fundit do të mbajë veshur numrin 10 në fanellën mbretërore.

Të këshilluara

Ronaldo, nje narciz i pandreqshem

Legjenda kroate Zvonimir Boban ka goditur portugezin Ronaldo pas përfundimit të Kupës së Botës duke thënë se tendenca e yllit të Real Madridit për të vendosur v...

06:11

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI