Flash

Bayern-City e Arsenal-Dortmund. Ja sfidat e forta në grupet e Champions League

Lapsi.al 28 August 2014
Bayern-City e Arsenal-Dortmund. Ja sfidat e forta në grupet e Champions

Në Monako është hedhur shorti që ka përcaktuar grupet e Champions League. Grupet D dhe E paraqiten si më të fortët. Në Grupin D do te përplasen emra si: Arsenal, Borussia Dortmund, Galatasaray dhe Anderlecht ku do të shohim përballje interesante. Arsenal dhe Dortmund janë takuar në këtë fazë edhe sezonin e kaluar. Një grup tërheqës është edhe ai E ku bëjnë pjesë Bayern Munchen, Manchester City, CSKA Moskva dhe Roma. Bayern dhe City kanë zhvilluar takime emocionuese edhe seonin e kaluar ku ishin pjesë e të njëjtit grup. Ekipi kampion në fuqi i aktivitetit, Real Madrid është në Grupin B ku kundërshtari më i vështirë është Liverpool, por nuk mund të nënvlerësohet edhe Basel. Në këtë grup ndodhet e ekipi debutues Ludogorets Razgrad. Atletico Madrid do të përballet me Juventus si pjesë e Grupit A. Barcelona është shortuar në të njëjtin grup me Paris Saint Germain dhe Ajax. Chelsea ka Schalke si kundërshtarin më të fortë. Futbollisti më i mirë i sezonit të kaluar u përzgjodh Cristiano Ronaldo. Faza e grupeve nis më 16 shtator, ndërsa finalja do të zhvillohet në Olimpiastadion të Berlinit më 6 qershor të vitit të ardhshëm.

GRUPI A: Atletico Madrid, Juventus, Olympiacos, Malmö

GRUPI B: Real Madrid, Basilea, Liverpool, Ludogorets

GRUPI C: Benfica, Zenit, Bayer Leverkusen, Monaco

GRUPI D: Arsenal, Borussia Dortmund, Galatasaray, Anderlecht

GRUPIE: Bayern Monaco, Manchester City, Cska Mosca, Roma

GRUPI F: Barcellona, Psg, Ajax, Apoel

GRUPI G: Chelsea, Schalke 04, Sporting Lisbona, Maribor

GRUPI H: Porto, Shakhtar, Athletic Bilbao, Bate Borisov

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI