Flash

Guardiola: Enrique mund të ma kalojë dhe mua

Lapsi.al 5 September 2014
Guardiola: Enrique mund të ma kalojë dhe mua

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Pep Guardiola, është i bindur se Luis Enrique është njeriu i duhur për të drejtuar Barcelonën, që sezonin e fundit e mbylli pa asnjë trofe. Sipas 44-vjeçarit, ish-trajneri i Romës mund të bëjë edhe më mirë se ai në krye të katalanasve.

“Sigurisht që ai mund të arrijë sukseset e mia te Barcelona, kam pritshmëri të larta tek ai. Ai madje mund të bëjë një punë më të mirë se unë. Është e rëndësishme që Barcelona të ketë sërish identitetin e saj, një filozofi që ne të gjithë e njohim. Mendoj se do ta shohim sërish këtë filozofi nën drejtimin e Luis Enriques.”

Guardiola qëndroi për 4 sezone radhazi nga viti 2008 deri më 2012 në krye të Barcelonës, periudhë gjatë së cilës fitoi gjithsej 14 trofe, ndër të cilët tre tituj të la Ligas dhe dy Champions League. Guardiola dhe Luis Enrique kanë luajtur së bashku te Barcelona, madje në periudhën kur Pep drejtonte skuadrën e parë, Luis ishte trajner i Barcelonës B.

Të këshilluara

Bento: Kujdes nga Shqipëria

Trajneri i Portugalisë Paulo Bento, kërkon nga skuadra që ta marrë me qetësi takimin e parë kualifikues ndaj Shqipërisë ...

16:56

Falcao shkon tek Manchester United

Mediat europiane thonë se gjithçka është e përfunduar. Radamel Falcao ka firmosur për Manchester United. Lajmin e bën t&eum...

10:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI