Flash

De Biazi bën agjentin turistik: Italianë vizitoni Shqipërinë

Lapsi.al 10 September 2014
De Biazi bën agjentin turistik: Italianë vizitoni Shqipërinë

Fitorja e të kuqve në ndeshjen kundër Portugalisë i ka dhënë më shumë vizibilitet në në vendin e tij teknikut italian Xhani De Biazi. Ai këto ditë pyetet dhe jep intervista ngado. Dhe përpos një analize teknike të kombëtares shqiptare, De Biazi është krhyer papritmas dhe në një propagandues të Shqipërisë turistike. një agjent për të ftuar italianët në vendin tonë. Ai ka theksuar për mediat italiane se mjafton ti hipësh avionit dhe për një orë e njëzet minuta gjendesh në Tiranë ku gjen "një popull që dëshiron të jetojë" ka thënë ai. Dhe më pas i ka ftuar italianët, sidomos ata të moshës së tretë të vizitojnë domosdoshmërisht Shqipërinë: "Në Shqipëri një pensionist italian do të jetonte shumë mirë. Peshk dhe verë për vetëm 20 euro, për një taksi në qendër mjaftojnë 3 euro. Por, fatkeqësisht aty qëndroj pak. Vetëm 4 futbollistë luajnë në kampionatin vendas, që po rritet dita ditës. Aty luajnë serbë, kroatë dhe brazilianë. Kam një aparat Digitalb dhe aty shoh të gjitha ndeshjet, edhe pse në ndeshjen Tirana-Flamurtari u dëfreva në stadium”. Më tej ka vazhduar: “Shqiptarët janë njerëz të mirë, të dashur. Ndihem shumë mirë në Shqipëri”, ka thënë trajneri italian në një intervistë për “Corriere dello Sport".

Të këshilluara

Bento: Nuk ishte faji i Ronaldos

“Mungesa e Kristiano Ronaldos nuk ishte arsye e humbjes së Portugalisë në shtëpi në ndeshjen ndaj Shqipërisë”. K&...

20:28

Michael Schumacher lë spitalin

Një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Formula 1. 7 herë ish-kampioni i botës Michael Schumacher ka dalë sot nga s...

19:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI