Flash

Areoplan me qira për të nisur fushatën: Ronaldo ktheu në shtëpi

Lapsi.al 25 September 2014
Areoplan me qira për të nisur fushatën: Ronaldo ktheu në

Po flitet se lojtari i Real Madridit, i cili ka lënë United në vitin 2009, pas gjashtë viteve të suksesshme me ekipin spanjoll, do të kthehet në Manchester verën e ardhshme. Fansat e “djajve të kuq” po bëjnë shumë përpjekje që ta joshin portugezin që të kthehet, me pankarta të ngritura në ajër përmes një aeroplani. Një grup fansash të Manchesterit kanë paguar rreth 3,000 funte për një aeroplan, i cili do të fluturojë në lojën e Real Madridit me Villarreal të Shtunën dhe mesazhi që do të jetë i shkruar në aeroplan është “Eja në shtëpi Ronaldo.”

Udhëheqësi i grupit, Oli Grandidge, ka thënë: “Ne kemi përkrahësit tanë në çdo kontinent të botës dhe ne të gjithë jemi të bashkuar nga dashuria që kemi për Cristiano Ronaldon edhe si futbollist por dhe si person.” “Ne nuk do të ndalemi deri sa ta kthejmë Ronaldon në shtëpinë e tij.” “Anëtarët nga të gjitha anët e botës kanë dhuruar para për të arritur që ta paguajnë aeroplanin, i cili do t’i dërgojë Ronaldos një mesazh në mes të lojës, vetëm për t’i treguar Ronaldos se sa shumë Manchesteri e do dhe e përkrah.” Fansat e Manchesterit kanë bërë një gjë të tillë, pra duke dhënë mesazhe përmes një aeroplani, edhe kur kanë kërkuar largimin e David Moyes nga ekipi.

 

Të këshilluara

Lamtumirë "Santiago Bernabeu"!

Reali i Madridit do të ndryshojë pamjen e stadiumit të tij nëse nënshkruan një marrëveshje sponsorizimi me arabët e Abu ...

21:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI