Flash

Shkodran Mustafi kritikon Shqipërinë

Lapsi.al 1 October 2014
Shkodran Mustafi kritikon Shqipërinë

Shkodran Mustafi kritikon mënyrën se si Shqipëria kërkon të ndërtojë kombëtaren e futbollit. “Shqipëria duhet të gjejë futbollistë të rinj të talentuar që t’i shndërrojë në lojtarë të mëdhenj dhe jo të presë që futbollistët e formuar jashtë kufijve shqiptarë të luajnë për të” – tha ai në një intervistë për versionin online të gazetës spanjolle “Marca”. Lojtari i Valencias shpjegoi edhe arësyet përse nuk pranoi të luante për kuqezinjtë, por zgjodhi Gjermaninë, me të cilën u shpall kampion bote në Brazil. “Familja ime është shqiptare, por unë kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Kam luajtur në të gjitha skuadrat e moshave të Gjermanisë, që nga U-15 deri tek U-21. E dashuroj Gjermaninë pasi më ka bërë atë që jam sot. Për mua nuk ishte e vështirë zgjedhja” – u shpreh Mustafi./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI