Flash

Trajneri i Serbisë: Shqipëria e fortë në mbrojtje

Lapsi.al 1 October 2014
Trajneri i Serbisë: Shqipëria e fortë në mbrojtje

Në prezantimin e listës së lojtarëve që ka thirrur të lujanë kundër Armenisë dhe Shqipërisë, trajneri i Serbisë, Dick Advocaat tha se kuqezinjtë janë mjaft të fortë në mbrojtje. “Shqipëria ndaj Portugalisë zhvilloi një lojë të mirë mbrojtëse duke pritur rastin për të sulmuar. Megjithatë ekipi protugez mbetet favorit për ta mbyllur në vend të parë. Unë mendoj se grupi ynë është shumë i ekuilibruar” – tha Advocaat. Ai ka lënë jashtë kombëtares mbrojtësin e Borussia Dortmund, Neven Subotic dhe mesfushorin e Romës, Adem Ljajic, ndërsa ka afruar sulmuesin e Partizanit të Beogradit Danko Lazovic. Federata Serbe e Fitbollit ka kërkuar që ndeshjet të luhen pa tifozë por Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i kërkojë biletat për tifozët kuqezi që do të jenë në mbështetje të ekipit në Beograd./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI