Flash

Serbët: Shqiptarët mund të vijnë në Beograd

Lapsi.al 2 October 2014
Serbët: Shqiptarët mund të vijnë në Beograd

Federata Serbe e Futbollit ka “miratuar” udhëtimin e tifozëve shqiptarë në Beograd më datën 11 tetor. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Federatë Serbe ku thuhet se: “Serbia ka marrë një kërkesë nga Federata e Futbollit të Shqipërisë, e cila ka kërkuar që të sigurohet numri i biletave për tifozët shqiptarë. Në bazë të praktikës, 5% e stadiumit u takojnë miqve dhe me këtë rast, Federata Serbe dëshiron të tregojë vullnetin e mirë dhe gatishmërinë për organizimin më të mirë të takimeve të ardhshme. Në këtë mënyrë, federata do të sigurojë kontingjentin e parashikuar të biletave dhe do të bëjë atë në dispozicion për tifozët e Shqipërisë. Prandaj, parimi i njëjtë zbatohet gjatë shfaqjeve të ekipit tonë në Shqipëri, në periudhën 8 tetor 2015.

Megjithatë Federata Serbe shkruan se FSHF duhet të marrë përsipër çdo incident të mundshëm që mund të shkaktojnë tifozët shqiptarë. “Rrjedhimisht për sjelljet e tifozëve shqiptare është përgjegjëse vetëm FSHF dhe askush tjetër” - thuhet në komunikate e Federatës Serbe të Futbollit.

Komunikata përfundon me shpresën që tifozët shqiptarë do të jenë të mirëpritur në Serbi edhe me shpresën se gjithçka do të kalon në frymën e “Fair Play”-it./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI