Flash

Federata Serbe: Burg kush djeg flamurin shqiptar

Lapsi.al 7 October 2014
Federata Serbe: Burg kush djeg flamurin shqiptar

Me afrimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri wshtw rritur edhe tensioni në Federatën Serbe të Futbollit. Kjo e fundit u druhet incidenteve qw mund tw krijohen nga tifozwt e saj qw do tw çonin nw dwnimin e Serbisw nga UEFA. Shefi i Sigurisë në Federatën Serbe të Futbollit, Mirko Milivoj, në një prononcim për mediat vendase, akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit që nuk ka dorëzuar listën e tifozëve që do të udhëtojnë drejt Beogradit. Sipas tij, kjo mungesë bashkëpunimi, mund të cënojë sigurinë.

“Përfaqësuesit e Shqipërisë nuk janë të interesuar dhe nuk e kuptojnë që kjo ndeshje është me risk të lartë. Ata nuk kanë parë as stadiumin dhe as hotelin ku do të akomodohen, si dhe kanë refuzuar të na sjellin listën me emrat dhe mbiemrat e personave që janë pjesë e biletave të tyre. Nëse duan që të vijnë në Beograd, nuk e di se cfarë sigurie mund t’u ofrojmë” - u shpreh Milijov

Ai tha se Federata Serbe në bashkëpunim me Policinë do të marrin masa që të mos ndodhë asnjë episod i cili do të cënonte edhe ngjyrat kombwtare. “Do të merren të gjitha masat, që të mos ketë incidente nga ana e tifozëve. Rregullat në portat hyrëse të stadiumit do të zbatohen me përpikmëri. Nëse dikujt i vjen ndërmend të djegë sërish flamurin, do të arrestohet menjëherë dhe do të burgoset. Në tribunë do të infiltrohen agjentë të shumtë të policisë, për të evituar ndonjë budallallëk të mundshëm të tifozëve” - mbylli deklaratën e tij Milijov

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI