Flash

Kombëtarja në fushatë kundër duhanit

Lapsi.al 7 October 2014
Kombëtarja në fushatë kundër duhanit

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar nga zëvendësministri Klodian Rjepaj, kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe drejtues e punonjës të tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor, zhvilloi një takim të martën me ekipin kombëtar të futbollit në në kuadrin e mbështetjes që përfaqësues të shoqërisë civile dhe personalitete të shquara të sportit, artit, kulturës e shkencës po japin për Nismën "Shqipëria Jo Duhanit".

Ekipi kombëtar i futbollit është aktualisht në fazën stërvitore në vigjilje të ndeshjes së të shtunës me Danimarkën, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit 2016, ndaj ministri Beqaj pati rastin të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe drejtues të tjerë të institucionit më të lartë të futbollit në vend, kapitenin e ekipit, Lorik Cana, trajnerin Gianni De Biasi dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit tonë përfaqësues e Komitetit Ekzekutiv. 
"Ne besojmë se mbrojtja e shëndetit nga duhanpirja është një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor, por pa dyshim të Ministrisë së Shëndetësisë. Jemi të bindur se duhet të punojmë në shumë plane, përveç zbatimit rigoroz të ligjit bashkë me ndryshimet e reja. Është shumë e rëndësishme të promovojmë te të rinjtë sportin", tha ministri i shëndetësisë.
Të gjithë lojtarët e përfaqësues sonë të futbollit iu bashkuan njëzëri nismës "Shqipëria, Jo duhanit", e cila u lançua javën e parë të shtatorit nga disa organizata dhe aktorë të shoqërisë civile, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, me synim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për t’i thënë ndal duhanpirjes. 
Lojtarët e ekipit tonë përfaqësues u shprehën se kjo është një përpjekje që duhet ta bëjmë bashkërisht, duke përcjellë mesazhin edhe te rinia se duhanpirja është realisht e dëmshme për shëndetin.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI