Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Serbët: Ktheni biletat, tifozët shqiptarë do ndalen në kufi

Lapsi.al 9 October 2014
Serbët: Ktheni biletat, tifozët shqiptarë do ndalen në kufi

Mediat serbe njoftojnë se pas mosplotësimit të kërkesave të Federatës Serbe të Futbollit nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit tifozët shqiptarë nuk do të lejohen të kalojnë kufirin për  të ndjekur në stadium takimin mes dy kombëtareve të futbollit. “Alo.rs”, një nga agjencitë serbe më të angazhuara me këtë çështje ditët e fundit citon Komisionerin për Sigurinë në Federatën Serbe të Futbollit Milivoj Mirkov: “Tashmë është përfundimtare: tifozët shqiptarë do të ndalohen të përcjellin ndeshjen e kombëtares së tyre me Serbinë! Ajo që është lënë të kuptohet ka marrë konfirmimin zyrtar. Për fat të mirë, tifozët nga Shqipëria nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi për kualifikuesen e Kampionatit Evropian, i cili do të luhet më 14 tetor në stadiumin e Partizanit të Beogradit!”

Mirkov thotë se vendimi në fjalë së shpejti do të jetë në formë të shkruar dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Ne patëm sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, ku bëmë me dije qëndrimin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila nuk dëshiron të përmbushë obligimin ligjor të shtetit të Serbisë, duke identifikuar me emër, mbiemër dhe numër pasaporte çdo bartës të biletave (ato janë 1125 copë për tifozët shqiptarë). Pala shqiptare tha nëpërmjet një deklarate se heq dorë në mënyrë të qartë nga përgjegjësia për tifozët e vet. Prandaj, është e qartë se nuk mund të garantohet në këtë mënyrë siguria e tifozëve të Shqipërisë, por as të Serbisë në një ndeshje të tillë. Edhe pse Ministria e Brendshme e merr vendimin përfundimtar, unë besoj se Federata Shqiptare e Futbollit tani duhet të informojë tifozët e vet që nuk mund të lëvizin drejt Beogradit më 14 tetor, sepse do të ndalen në kufi në këto rrethana. Ata do të parandalohen të hyjnë në territorin e Serbisë. Në të njëjtën kohë, ne do të kërkojmë që Federata Shqiptare e Futbollit të na japë përsëri 1 125 biletat që i përcollëm asaj më herët, duke shpresuar se do të përmbushë kërkesën më minimale për organizimin e të tilla ndeshjeve “komplekse”, – tha për “Alo.rs” Milijov Mirkov./lapsi.al/

Të këshilluara

Milan kërkon Sami Khedira

Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Edhe Milani shpreh interes për futbollistin q&eum...

15:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI