Flash

Të ndarë në Beograd, por bashkë tek Lazio

Lapsi.al 17 October 2014
Të ndarë në Beograd, por bashkë tek Lazio

Kjo foto e Lorik Canës, Filip Xhorxheviçit, Etrit Berishës, Dushan Bastës dhe Tomas Strakoshës, dëshmon qartë se ngjarja e ndodhur të martën e shkuar është lënë pas krahëve, të paktën nga futbollistët e Lazios.

Sulmuesi Xhorxheviç e nisi ndeshjen nga stoli të martën në mbrëmje, ndërsa mbrojtësi Basta nuk ishte grumbulluar për shkak të dëmtimit.

Në të vërtetë, siç shkruan shtypi italian, pesë futbollistët, së bashku me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë folur dhe janë sqaruar pas kthimit nga Beogradi në Romë dhe në fund kanë shtrënguar duart dhe janë përqafuar, duke i dhënë fund çdo aludimi për mungesë komunikimi në klubin ku luajnë.

Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë ndonjë problem para ndeshjes së kombëtareve dhe pavarësisht atmosferës së tendosur, Loriku dhe Filipi, kanë provuar në çdo mënyrë të zbusin situatën me batuta të ndryshme.

Edhe në Formelo, në prani të drejtorit Tare nuk ka ndodhur asgjë speciale, përveç premtimit se do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtat gjëra që bënin edhe para sfidës mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Të këshilluara

Çfarë po diskuton Cana me Abrashin?

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe shoku i tij tek kombëtarja shqiptare Amir Abrashi, u afruan pranë njëri-tjetrit pak para se ...

17:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI