Flash

Turqit: Do ta ngremë edhe ne flamurin shqiptar në Beograd

Lapsi.al 17 October 2014
Turqit: Do ta ngremë edhe ne flamurin shqiptar në Beograd

Tifozët turq janë përfshirë në atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. Mediat serbe shkruajnë se turqit po kërcënojnë me ngritjen e flamurit shqiptar në Serbi më 23 tetor. Në stadiumin e Partizanit të Beogradit do përballen Partizani dhe Beshiktashi, për eliminatoret e fazës së grupeve në Ligën e Evropës. Ky takim ka përhapur panik në Serbi, pasi turqit njihen si mbështetës të shqiptarëve dhe i tremben një tjetër shfaqjeje si ajo e 14 tetorit. Mediat serbe raportojnë se tifozët e klubit të Beshiktashit kanë bërë të ditur se gjatë ndeshjes me Partizanin do të shpalosin flamurin “Shqipërisë së Madhe” në stadium. Mediat u referohen forumeve online të tifozëve të skuadrës turke, të cilët siç duket kanë përgatitur shfaqen e radhës me ngjyra kuqezi në kryeqendrën e Serbisë. Ata kanë paralajmëruar të valëvisin edhe flamurin e Kosovës./lapsi.al/

Të këshilluara

Çfarë po diskuton Cana me Abrashin?

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe shoku i tij tek kombëtarja shqiptare Amir Abrashi, u afruan pranë njëri-tjetrit pak para se ...

17:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI