Flash

Kërcënimi i ish-gruas së De Rosit: I jap një shqiptari 10 mijë € dhe të vras

Lapsi.al 4 December 2014
Kërcënimi i ish-gruas së De Rosit: I jap një shqiptari 10

Ish-bashkëshortja e lojtarit të Romës, Daniele De Rossi është në arrest shtëpie pasi akuzohet për pengmarrjen e një biznesmeni dhe torturimin e tij. Gjykatësi i cili po heton Tamara Pisnoli-n, thotë se ajo ka personalitet narcisteje dhe përpiqet të mbizotërojë dhe manipulojë të tjerët për interesat e saj. Ngjarja ka si shkak 85 mijë euro, të cilat Pinsoli ia ka dhënë biznesmenit për t’i investuar dhe më pas ka kërkuar që t’i kthejë 150 mijë euro. "Il Messaggero" shkruan se biznesmeni ka refuzuar të kthejë paratë, por Pisnoli e ka kërcënuar me këto fjalë: “Ti e di që të vras. Paguaj një shqiptar dhe të vret! Mjafton t’i jap 10 mijë euro!" Por, 31-vjeçarja në polici ka deklaruar se kjo ishte një batutë dhe provokim, dhe nuk ishte kërcënim për jetën. 31-vjeçarja Pisnoli ishte e martuar me De Rossi-n në vitet 2006-2009. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Gaia. Pas divorcit, De Rossi u martua sërish me Sarah Felberbaum. Fotoja e Tamara Pisnoli në makinën e policisë dhe pranga në duar ka bërë xhiro në internet.

Të këshilluara

Angela Martini, nudo në ballkon

Angela Martini i ka treguar edhe njëherë linjat e saj perfekte. Ajo ka postuar në Faebook një foto me shpinën zhveshur dhe me të b...

21:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI