Flash

Ja kush do ta prezantojë Këngën Magjike 2014

Lapsi.al 9 December 2014
Ja kush do ta prezantojë Këngën Magjike 2014

Ardit Gjebrea do të eksperimentojë një tjetër formë prezantimi të Këngës Magjike. Në festivalet e fundit ai ka ngjitur në skenë edhe prezantuese të huaja, apo edhe vajza të përzgjedhura rastësisht apo humoristë si Ermal Mamaqi e Ervin Bejleri. Këtë vit do të jenë 5 të rinj përkrah tij në skenë, për të prezantuar këngët konkurruese. Nuk janë të panjohur. Albi, Marsela, Mateo, Nevina e Rudi (nga e majta në të djathtë në foto), janë prezantues të MAD TV, kanalit të ri muzikor në Shqipëri. Në një intervistë për Anabel, skenaristja e Këngës Magjike, Danila Buzi, ka shpjeguar se kjo është një mënyrë për t’iu shmangur prezantimit klasik.

“Vjet i mëshuam shuëm humorit në skenar dhe këtë vit do të vazhdojmë ta bëjmë, por ndryshe nga Ermal Mamaqi dhe Ervin Bejleri, 5 djemtë dhe vajzat e MAD-it nuk janë aktorë që do t’i bazohen me përpikmëri një teksti. Ata do të sjellin lirshmëritë dhe energjinë e tyre rinore, që ka bërë aq të dashur ekranin e MAD TV.

Skenografia këtë vit i është besuar mjeshtrit italian, Gaetano Castelli, një bashkëpunëtor i ngushtë i TV Klan. Festivali do të mbahet në Pallatin e Kongreseve në datat 11, 12 dhe 13 Dhjetor.

Të këshilluara

Çiljeta, provokuese që kur ka qenë 15 vjeç

Çiljeta e ka nisur rrugën e saj në show-biz pikërisht nga konkurset e bukurisë. Atëherë kur vetëm 15 vjeç, modelja e shndërruar në këngëtare, arriti të kurorëzo...

09:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI