Flash

Ja prezantuesit e Festivalit në RTSH

Lapsi.al 15 December 2014
Ja prezantuesit e Festivalit në RTSH

Është zbuluar edhe misteri i prezantuesve të edicionit të 53-të të Festivalit të Fundvitit. Lapsi.al ka mësuar se këngëtari i grupit Produkt 28 Turjan Hyska do të bashkëprezantojë në skenën e Pallatit të Kongreseve krah dy bukurosheve të ekranit, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu. Të tre këta emra duket të jenë surprizë, pasi për këtë event, më herët ishte përfolur emri i prezantueses së Top-Channel Arbana Osmani. Turi nga Vizion Plus, Floriana nga Tv Klan dhe Liberta e emisionit Prive të Klan Kosova, do të prezantojnë në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor, 26 këngët konkurrente të ndara nga 13 për dy netët e para. Në natën e tretë do të interpretohen 18 këngët më të votuara nga juria, prej nga, do të dalë edhe kënga fituese. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI