Flash

Kush e fitoi Dance with Me?

Lapsi.al 22 December 2014
Kush e fitoi Dance with Me?

Mbrëmja finale e spektaklit "Dance with Me" transmetuar këtë të hënë në Tv Klan, ka kurorëzuar edhe çiftet fituese. Për 12 javë, 14 personazhe të skenës e televizionit kanë vallëzuar mes tyre duke përcjellë veç kërcimit, edhe batutat, humorin dhe shpirtin e tyre artistik. Interpretimet e kësaj finaleje ishin më të mirat e shfaqjeve të shkuara. Nata e fundit, e 12-të, ka patur momente emocionuese duke nisur me skualifikimin e drejtëpërdrejtë të çifteve konkurrentë, e deri tek performancat dhe show nga juria. Ilir Avdyli dhe Valbona Selimllari kujtuan si në kohët e vjetra tek "12 Vallëzime pa një të shtunë", koreografinë ikonë të "Dirty Dancing". Mbreslënëse ishte edhe performanca e ish-konkurrentes që braktisi garën për shkak të shtatëzënisë. Nora Istrefi 4 muaj shtatëzënë u shoqërua në skenë nga bashkëshorti Robert, të cilët sollën për publikun coverin e këngës “Stay” nga Rihanna. Pasi ngelën vetëm tre çifte në garë, produksioni hapi një votim në internet i cili në fund të spektaklit nxorri si të preferuarin e publikut çiftin Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi. Ndërsa një tjetër çift që fitoi ishin Devis Muka dhe Olta Boka - çmimi Albtelekom. Mes festës së fituesve, u mbyll edicioni i parë i Dance with Me.

Të këshilluara

Armina gati të hapë dyqanin

Mesditën e së hënës Armina Mevlani ka lajmëruar ndjekësit e saj në Instagram se biznesi i shumëpërfolur që ajo...

14:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI