Flash

Finalja e "The Voice of Albania 4"/ Probleme teknike dhe tension mes anëtarëve të jurisë

Lapsi.al 2 January 2015
Finalja e "The Voice of Albania 4"/ Probleme teknike dhe tension mes

Nuk kanë munguar problemet teknike në natën finale të "The voice of Albania 4". Pas këngës së parë të kënduar nga Aslajdo, moderatori Ledjon Liço u zgjat te komentet e jurisë ndërsa pas tyre kërkoi një shkëputje publicitare. Kjo për të fituar kohë për rregullimin e defektit teknik të zërit. Shkëputja publicitare zgjati pak me shumë se zakonisht dhe me rikthimin në studio, Ledioni pranoi problemin. Ai tha se gjëra të tilla ndodhin në transmetime LIVE. Për të fituar kohë ai nisi një bisedë me konkurrentët, më pas futi një kolazh me batuta të netëve të kaluara për tu rikthyer në një bisedë me anëtarët e jurisë. Vetëm pas minutave të tëra të konkurrentët nisën sërish të këndojnë dhe problemi të rregullohej.

Por rregullimi i çështjeve teknike ka sjellë një moment tensioni mes anëtarëve të jurisë dhe sidomos mes Sidrit Bejlerit dhe Elsa Lilës. Sidritit iu duk e papërshtatshme kënga e përzgejdhur nga konkurrentja e Elsës çka nxitur reagimin e fortë dhe emocional të Elsës. Çështja u duk sikur u zgjidh me ndërhyrjen e moderatorit Ledion Liço por “akulli” i krijuar mes dy anëtarëve vijoi të ndihej edhe më tej.

Të këshilluara

Angela Martini na uron nga Karaibet

Angela Martini e kaloi naten e nderrimit te viteve ne ishullin St Barth, ne Karaibe. Ajo gjendet atje prej Krishtlindjeve. Modelja e njohur i uroi fansat e saj ...

19:40

Dehet Aurela Hoxha

Foto është postuar nga vetë bukuroshja në rrjetet sociale. Me një gotë shampanjë në dorë, Aurela Hoxha duket se e k...

13:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI