Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Dancing With the Stars përgatit fitoren e Tunës

Lapsi.al 20 January 2015
Dancing With the Stars përgatit fitoren e Tunës

Kjo e hënë e nëntë për Dancing With the Stars ishte tejet e tensionuar. Që nga konkurrentët përballë eleminimit, e deri tek të papriturat që kishin ndodhur gjatë javës, të gjitha u reflektuan në natën e spektaklit. “E keqja” më e madhe, por diçka e natyrshme për këtë lloj programi, i qëlloi Tunës. Balerini i saj Erindi kishte pësuar një lëndim dhe nuk mundi të ishte krah këngëtares nga Shkupi. Megjithatë produksioni ishte kujdesur ta zëvendësonte balerinin profesionist që Tuna kishte kërcyer deri në javën e nëntë, me Simonen.

 

 

Ky ishte dhe problemi, që me sa duket nxehu gjakrat mes këngëtares, jurisë dhe antijurisë - Fatma & Aulona. Gjithçka filloi kur Tuna nisi të marrë kritikat e para për pasodoblen e ekzekutuar.

 

 

Ilir Shaqiri me ironi i përmendi kostumin teknologjik që ajo kish veshur. Kur i tha "dritat nuk mbulojnë gjithçka", ai pati parasysh performancën e dobët të këngëtares, duke iu referuar shkëlqimit të dritave 'led' në trup, që nuk mbuluan dot problemet teknike të kërcimit.

 

 

Kaq u desh dhe Tuna iu kundërvu kryetarit të jurisë dhe kush foli pas tij, vetëm me një argument, në kurriz të partnerit: Ajo kishte punuar thjesht nje ditë e gjysmë për performancën, pasi Simone kishte qenë në Zvicër me pushime dhe nuk kishte patur mundësi që të ushtrohej. Natyrisht pikët pas votimit rezultuan të ulëta dhe gjithashtu shigjetimi i dyshes antijuri nuk mungoi. Ajo që për kaq javë me rradhë shihej si pretendentja kryesore për të fituar Dancing With the Stars, po sulmohej. Në sytë e Tunës - ”të paprekshmes", kjo ngjarje u duk si një provokim, pasi aty për aty situata mori trajta dramatike, duke iu përmendur deri "dance-off"-i. Por për publikun, u duk më tepër si një stisje që nuk u servir ashtu siç duhet.

 

 

Të gjithë kemi të drejtë ta mendojmë këtë, përderisa në klipin përpara kërcimit, Tuna shfaqej me balerinin e përhershëm Erindin i cili vallëzonte për bukuri. Te gjithë mund të dyshojmë se pse balerini nuk u filmua në provat ku u lëndua, përderisa ky program ka edhe një përmbledhje 'daily'. Të gjithë nuk kuptuan, madje edhe vetë Aulona nuk ishte në dijeni se çfarë konkretisht i kishte ndodhur Erindit, kur aty në shfaqje e pyeti direkt Tunën dhe ajo nuk diti ç’ti thoshte.

 

 

Gjithashtu, jo i ndershëm ishte zëvendësimi i balerinit të dëmtuar të Tunës, me koreografin e spektaklit. Italiani Simone, që deri dje duhej të kujdesej njëlloj për të gjithë, nga kjo e hënë e deri në natën finale, merret me mënd se me kë do harxhojë më shumë kohë në palestër.

 

 

Kjo, jo sepse Tuna është balerina perfekte, as se ka më shumë talent në kërcim se të tjerët aty, e po ashtu, as se është e sjellshme dhe nuk i kujtoi Simones vajtjen me pushime në kohën kur duhet të punonin bashkë. Jo! Por sepse Tuna është këngëtarja e hiteve me miliona klikime, me ndjekës dhe fansa pa fund. Personazhi që në fund të ditës, u bë si një garanci për produksionin e Dancing With the Stars, që ky edicion i pestë, të ngjallë interes dhe të thithë shikueshmëri, në kundërshtim me konsumizmin e patentës dhe rrezikut nga konkurrenca e programeve të ngjashme. Për këtë, Tuna meriton të shpërblehet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Bleona shigjeton Rezarta Shkurtën?

Bleona ka provokuar sërisht! Por kësaj here jo vetëm me foton thuajse lakuriq, por edhe me përshkrimin e dykuptimtë, që shoqë...

16:04

A i ka bërë buzët Luana Vjollca?

Të bësh buzët, ditët e sotme, është një nga mënyrat më në modë të shprehjes së sensualitetit. Por, çështja është, t'i bësh ato natyralisht (duck face), apo nëp...

12:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI