Flash

Johnny Depp martohet me aktoren sexy Amber Heard

Lapsi.al 30 January 2015
Johnny Depp martohet me aktoren sexy Amber Heard

Lajme të këqija për tifozet e piratit më seksi të kinemasë. Pas lajmeve për një krizë në marrëdhënien e tyre, del një tjetër lajm edhe më i bujshëm (akoma i pa konfirmuar zyrtarisht) se Johnny Depp, 51 vjeç dhe Amber Heard, 23 vjeç po bëhen gati të martohen. E ka publikuar lajmin “Page Six” që ka shtuar se ceremonia do të bëhet në një ishull privat të aktorit. Bëhet fjalë për ishullin Little Hall’s Pond Cay, të mrekullueshmin e Karaibeve i blerë nga aktori për 3.6 milionë dollarë në vitin 2004 kur edhe u dashuruan pas filmit “Piratët e Karaibeve”. Dy aktorët e fejuar zyrtarisht më 2013, do ta hedhin hapin e madh fundjavën e ardhshme, më 7 ose 8 shkurt. Do të jenë afër 50 të ftuar. Thuhet se do të jenë edhe dy fëmijët e parë të Johnny, Jack dhe Lily-Rose, nga martesa e parë me Vanessa Paradis. Një burim i tha “New York Post” se “ajo po xhiron një fil më Londër dhe ai pjesën e re të “Pratëve...” kështu që kjo ishte koha e vetme për të realizuar martesën./lapsi.al/

Të këshilluara

Anxhelina Hadërgjonaj ka këmbë...wow!

Ajo është Anxhelina Hadërgjonaj, vajza sexy e Albëries, e cila kësaj here ka ditur të godasë fort, me setin e ri fotografik realizuar në New York nga Fadil Beri...

15:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI