Flash

Riselda: Burri im Hajdin Sejdia është 63 vjeç, por bëjmë seks çdo ditë!

Lapsi.al 5 February 2015
Riselda: Burri im Hajdin Sejdia është 63 vjeç, por

Ka qenë i ndezur debati pasditen e së enjtes në studion e Rudina Magjistarit në emisionin “Takimi i pasdites”. Tema ishte: “A funksionojnë martesat me diferencë të madhe në moshë?”. Një nga mbrojtëset e lidhjeve të tilla ishte Riselda Sejdia, pedagoge e Universitetit të Arteve, bashkëshortja e biznesmenit të njohur prej vitesh në Shqipëri Hajdin Sejdia. Ata kanë një diferencë moshe prej 30 vitesh. Aktualisht Sejdia është 63 vjeç ndërsa martesa e tyre është gati 10 vjeçare. Fillimisht debati u rrotullua tek pamundësia për të kënaqur partnerin në seks te lidhjet me diferencë të madhe në moshë. Riselda e kundërshtoi këtë, me një deklaratë që ka shkaktuar jo pak ilaritet në studio dhe jo vetëm: “E keni gabim tha ajo. Me bashkëshortin tim bëjmë seks çdo ditë. Ai është si një 25 vjeçar. Aq shumë do seks sa edhe më besdis” – tha Riselda. Pyetja e Rudinës ishte se si do tja bëjë pak më vonë në këtë drejtim Nuk mungoi edhe batuta e Mitro Çelës, sipas të cilit problemet në shtrat do të duken pas pak vitesh. “Do t’i shohësh problemet kur ai të jetë 75 vjeç” – tha Mitro Çela. Debati në studio u ndez disa herë, por Riselda këmbënguli se nuk ishte martuar me të për paratë e tij dhe se ndihej shumë mirë me zgjedhjen që kishte bërë.

Hajdin Sejdia është i njohur në Shqipëri pasi disa herë është përmendur për problemet me autoritetet. Edhe një vit më parë ai u ndalua në doganën e Morinit për një çështje të Arabisë Saudite ndërsa është e njohur gropa që ai hapi në mes të kryeqytetit, prapa Pallatit të Kulturës për të ndërtuar një qendër tregtare me 50 kate por që nuk u ndërtua asnjëherë. Më poshtë edhe një video ku Riselda ka treguar historinë e saj Me Hajdin Sejdinë në një nga emisionet e kaluara të Rudina Magjistarit./lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI