Flash

Elhaida Dani flet për garën në Eurovision dhe kontratën e re në talent show-n italian

Lapsi.al 7 February 2015
Elhaida Dani flet për garën në Eurovision dhe kontratën e re

Fituesja e Festivalit të 53-të në RTSH, Elhaida Dani ka zbuluar për herë të parë se kënga “Diell” në Eurovision do të këndohet anglisht. “Kënga është duke u punuar në studion e kompozitorit Aldo Shllaku dhe unë shumë shpejt do të shkoj në Los Angeles të regjistroj edhe versionin final, që do të jetë anglisht.” - ka thënë këngëtarja shkodrane për emisionin Prive, duke mos bërë publik titullin që kënga përfaqësuese e Shqipërisë do të mbajë. 

Në intervistën me ‘Skype’, fituesja e The Voice of Italy tha se sapo ka firmosur edhe një kontratë për të qenë në panelin gjykues të një talent show që do të fillojë shumë shpejt në vendin fqinj.

Shqipëria konkurron në festivalin europian të këngës Eurovision prej vitit 2004. Këtë vit, eventi celebron edicionin e 60-të në Vienë, Austri në datat 19, 21 dhe finalja në 23 maj.

 

 

Të këshilluara

Soni Malaj tregon të pasmet "me stil"

Ajo njihet për format dhe trupin e stërvitur, por gjithashtu Soni Malaj po tregon se nuk ka dëshirë të ekspozojë asetet siç bëjnë rëndom koleget e saj, por me s...

08:23

Anxhela Peristeri, kapet "mat" te Fari

Këngëtarja Anxhela Peristeri mbajti peshë Club Fari këtë të premte. Veç skenēs, ku performoi disa këngë greke, ajo u pa nën shoqërinë e disa miqve. ...

04:04

Angela Martini, gjithnjë në formë

Angela Martini duket se po vazhdon t'i shpëtojë dimrit të ftohtë të New York-ut, teksa pas pushimeve në ishujt e Amerikës Latine, është arratisur për në Miami. ...

22:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI