Flash

Vajza e Whitney Houston do të vdesë nesër. Familjarët kanë vendosur ta largojnë atë nga jeta

Lapsi.al 10 February 2015
Vajza e Whitney Houston do të vdesë nesër. Familjarët

Të afërm të Bobbi Kristina Brown, e cila gjëndet prej 10 ditësh në koma, kanë rënë dakord të lejojnë vdekjen e saj nesër, në të njëjtën datë me të ëmën. E bija e të ndjerës Whitney Houston dhe këngëtarit Bobby Brown, u gjet në vaskën e shtëpisë së saj pa ndjenja. Gjatë këtyre ditëve ajo është mbajtur në jetë me vështirësi dhe me sa duket për 21-vjeçaren nuk ka shpëtim. 

Cissy Houston, gjyshja e vajzës Brown, i ka sugjeruar familjarëve të ndalojnë aparaturën që e mban në jetë, pikërisht nesër, të mërkurën që përkon me të njëjtën datë të ndarjes nga jeta tre vite më parë të së ëmës. Këngëtarja Whitney Houston u gjet e vdekur më 11 shkurt, 2012, në vaskën e Beverly Hilton Hotel. /laspi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI