Flash

Rama dhe Meta, ‘fashion show’ në zonat e përmbytura

Lapsi.al 17 February 2015
Rama dhe Meta, ‘fashion show’ në zonat e përmbytura

Vajtjet në fshat ditët e fundit, të Edi Ramës dhe Ilir Metës, ku dhuruan bagëti e shpërndanë shpendë në zonat e përmbytura, kanë shfaqur një anë ndryshe të stilit të tyre të veshjes. Sigurisht që me kostum nuk do të shkonin pasi vetë terreni nuk t’a lejon një luks të tillë, por edhe casual me veshje firmato që kushtojnë qindra euro, duket se e kanë tepruar. 

Dy ditë më parë, kryetari i qeverisë Edi Rama, u pa me një bluzë të markës “Paul and Shark”, e cila, nga një kërkim i thjeshtë në internet të del me një çmim që varion, por që gjithësesi i kripur. 

Por, ajo që të bën t’i futesh kërkimeve për të zbuluar qoftë stilin e orëve që pëlqen kryeministri dhe gjithashtu, të shuash kuriozitetin për çmimin e asaj që mban në dorë Edi Rama, është padyshim ora. Ajo i përket markës së njohur e të shtrenjtë të orave “Montblanc”. Çmimi për këto modele varion. 

Edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta shfaqi sot në Fier anën e tij sportive. Ai kishte zgjedhur një xhup Ferrari të linjës Puma që gjithashtu varion në çmim. 

Të këshilluara

Kur Luana Vjollca tregon të pasmet...

Ajo është një nga femrat më popullore të ekranit, kjo edhe për shkak të formave dhe sensualitetit që shfaq në rrjetet sociale. Bjondja e motit në Top Channel, d...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI