Flash

Fotot nudo të gruas së Tottit përfundojnë në internet

Lapsi.al 27 February 2015
Fotot nudo të gruas së Tottit përfundojnë në internet

Ilary Blasi përfundoi nudo në internet. Në fakt një sozi e saj. Në emisionin Le Iene që ajo drejton, bashkëshortja e Francesco Tottit rrëfeu aventurën me fotot që po qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale. Ajo ishte njoftuar nga kunata se kishte parë në internet foto të saj ku ajo shfaqej nudo në dushin e një hoteli. Edhe Ilary kishte menduar në fillim se ishin foto të saj. Por më vonë e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një grua që i ngjante shumë, një sozi. Francesco Totti, kapiteni i Romës, ishte më i shpejtë. Ai e kuptoi menjeherë se fotot nuk ishin të bashkëshortes, sepse tek ato mungonte tatuazhi i saj. 

Për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje Le Iene nisën një investigim. Pas disa kërkimeve, grupi i xhirimit të Italia 1 dhe vetë Ilary Blasi përfunduan në Mafalda, një qytezë në Marche. Aty takuan një djalë, i cili në fillim mohoi çdo përgjegjësi mbi fotot. Më vonë pranoi se i kishte trukuar dhe i kishte shitur për 200 euro copën. Ilary Blasi nuk e denoncoi, por i ulëriti, jo për ngjarjen, por për çmimin me të cilin i kishte shitur fotot: sepse ishte shumë i ulët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI