Flash

Ekskluzive/ Prapaskenat e videos dhe teksti i këngës së Elhaida Danit për Eurovision

Lapsi.al 12 March 2015
Ekskluzive/ Prapaskenat e videos dhe teksti i këngës së Elhaida

Prej pak ditësh, Elhaida Dani ka nisur xhirimet e videos së këngës “Im Alive”, me të cilën do të na përfaqësojë në festivalin europian të muzikës. 

Këngëtarja shkodrane dhe stafi i “Provideo” që po realizon klipin, po punojnë intensivisht për të sjellë një video të mirë, për këngën, që po ashtu u punua nga Zapp n’ Chris, në kohë rekord.

Video, siç shihet edhe nga fotot e shkrepura në sheshxhirim, tregon vetëm personazhe femra, që shfqen në vende të ndryshme.

Nga stacioni i zjarrfikëses, tek aksidenti në autostradë apo korridoret e spitalit, janë vetëm vajzat që mbizotërojnë në videon e Elhaida Danit, që me sa duket, do të trajtojë një temë feministe. 

Në limitet e kohës, për shkak të incidentit me kompozitorin Aldo Shllaku i cili tërhoqi këngën “Diell”, bordi i Festivalit të RTSH, vendosi të krijojë një këngë të re, duke ruajtur këngëtaren fituese të vendit të parë dhe tekstshkruesin Sokol Marsi. Elhaida Dani bashkëpunoi për këngën “Im Alive” me dyshen e muzikantëve nga Kosova, Zapp n’ Chris. Të hënën më 16 mars, pritet të publikohet video dhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në 19 maj, në Vienë, në Eurovision.

Vargje nga teksti “Im Alive”, që me sa duket do të këndohet shqip:

Ti më jep shpresë, ti je dielli im
Do të të pres se e di që do kthehesh
Se ti më jep jetë
Gjithë çfarë më duhet
Gjithçka më mban gjallë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI