Flash

Olti Curri: Mimoza nuk është budallaqe, kërkon të më shfrytëzojë mua për çështje financiare

Lapsi.al 23 March 2015
Olti Curri: Mimoza nuk është budallaqe, kërkon të më

Sherri mes tyre nisi dhe mbeti në facebook. Olti Curri publikoi një fotomontazh që sipas ish-opinionistes së Big Brother, Mimoza Ahmeti, gazetari kërkonte të deformonte misionin e saj në show, me pretendimin se ky “humor”, po bëhej shkak keqkuptimesh mes saj dhe banorëve të shtëpisë. Konflikti banal, shoqëruar edhe me kërkesën për rritje rroge që poetja nuk mori, çoi në largimin e zëvendësimin e saj nga Big Brother. Por, “përballja” mes dy personazheve të fjalës vazhdon, e ka degjeneruar në replika statusesh në facebook, ku së fundi Olti i ka përmendur Lazaratin, “Zomima”-s (siç e quan).

Mimoza Ahmeti nuk lëkundet në pretendimet se gazetari dashka t’i deformojë fjalën, duke manipuluar opinionin publik. Nga ana tjetër, Olti Curri i ka kujtuar se nuk e ka përmëndur më pas ikjes së saj nga Big Brother. Por, pjesa më interesante e këtij sherri virtual, duket se ka dalë në dritë vetëm sot. Për interesa të saj financiare, Moza Ahmeti paska dashur të shfrytëzojë Olti Currin. Këtë konstatim e ka bërë vetë opinionisti i “Big Brother FanClub”, në faqen e tij në facebook, përmes një komenti në statusin ku i përgjigjet akuzave për manipulim. “Mimoza nuk është budallaqe ndaj kujdes. Thjesht në këtë rast kërkon të më shfrytëzojë mua për çështje financiare që nuk diti t’i menaxhojë” – shkruan Olti Curri duke lënë të kuptohet se gjithë “sherrin” e ka sajuar Moza kur nuk arriti dot të merrte atë që donte nga produksioni i Big Brother. 

Të këshilluara

Luana zhvishet në Sar'Otel

Luana Vjollca ka qenë këtë herë në fokusin e kopertinës së revistës Anabel. Ajo ka bërë një set të m...

08:28

Fatja e adhuron veten

Fate Velaj, keshilltari i kryeministrit Edi Rama per kulturen, ka postuar ne faqen e tij ne Facebook, nje foto ku ne sfond eshte portreti i tij. Nuk dihet se ci...

18:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI