Flash

Endri Prifti përplaset sërish me jurinë e "Your Face Sounds Familiar"

Lapsi.al 18 April 2016
Endri Prifti përplaset sërish me jurinë e "Your Face Sounds

Që këngëtarit korçar nuk i pëlqejnë kritikat, për publikun që e ka ndjekur prej fillimit spektaklin ku ai imiton, tashmë është më se e qartë.

Pas natës së parë kur refuzoi t'i nënshtrohej vlerësimit të jurisë, konform formatit të "YFSF", Endri Prifti ka vazhduar javë pas jave, kunjat me anëtarët e saj, kryesisht me Bojken Lakon duke e përçmuar për muzikën dhe stilin që përfaqëson.

Por këtë të hënë, "gjigandi" - siç e quan Alketa, mori komente negative nga të 3 personazhet e vendosur përballë tij. Arian Çani, me aq sa kupton ai nga muzika, i tha se nuk i pëlqen kënga "Delilah". Endri ia kthehu me batutë, duke thënë se gazetari dukej se e kishte mendjen akoma tek Van Dami, shijen e të cili,t e kishte marrë nga Bleona kur e puthi të premten në Zonë e Lirë.

E nervozuar por pa kapur thelbin e humorit të cilit Endri i referohej, Bleona shpërtheu ndaj këngëtarit dhe portaleve, me idene se ai po citonte portalet që kishin transformuar intervistën e saj, si "telefon i prishur". "Për mua nuk je gjë sot, duhet të ishe më i zi... Kaq, kur na sulmoni ne, prisni dhe që ne t'iu sulmojmë", e mbylli Bleona me Endrin.

Ndërsa kantautori Lako e nisi vlerësimin e tij duke i paraprirë gjithçkaje. "Unë e di që ty s'të pëlqen ajo që them unë por këtu jam për të vlerësuar si profesionist", tha Bojkeni, duke marrë mbrapsht përgjigjen e menjëhershme të Endrit që sapo kishte interpretuar Tom Jones. "E dini çfarë, unë nuk jam fare që të më vlerësoni ju këtu, unë kam ardhur për të respektuar publikun tim", replikoi Endri Stefi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI