Flash

Stefi Prifti: Vëllait tim po i bëjnë keq në emisionin e Vera Grabockës

Lapsi.al 19 April 2016
Stefi Prifti: Vëllait tim po i bëjnë keq në emisionin e Vera

Përplasja e Endri Priftit me jurinë e "Your Face Sounds Familiar" po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, kurse reagimet e përkrahësve tē tij, vazhdojnë të jenë të zjarrta gjithashtu. Njësoj siç pati "denoncuar" dhe natën e parë, kur prezantuesja Alketa Vejsiu e akuzoi të vëllanë si të alkoolizuar dhe i hoqi mikrofonin, pas situatës së fundit këtë të hënë, Stefi Prifti nuk është përmbajtur kundër jurisë dhe produksionit të këtij spektakli.

Vëllai i madh korçar shprehet hatërmbetur përmes një statusi në facebook:

"Disa here u mata te shkruaj, disa here u terhoqa...!

Do thoni ju: pse?! T'i nuk ta perton, flet edhe ne raste kur eshte veshtire te flasesh! Po ja... thosha me vete: - nuk ja vlen... he se pa te keq ky, pa te keq ai-ajo...!!

Ne fakt, jetojme ne Shqiperi dhe veshtire te gjesh njerez (edhe artiste apo producente...) qe, "pa te keq, te bejne mire..." Ka sa te duash qe, "pa te keq, te bejne keq..." dhe kam pershtypjen se, kjo po ndodh me vellain tim Endri Prifti ne emisioni i tv klan me regji Vera Grabocka-Alketa Vejsiu dhe juri Arjan Cani-Bleona Qereti-Bojken Lako.

Une, personalisht, nuk kam dashur qe Endri te mare pjese ne kete spektakel per shume arsye, por ne fund fitoi produksioni...! E di se do te kete shume pse, por mbase disa me kuptojne pa folur, te tjereve do ja u tregoj njehere tjeter.

Ajo qe me beri te shkruaj keto rreshta, eshte reagimi juaj publik i dashur reagimet dhe komentet tuaja.

Vetem ju na shikoni dhe ndjeni per ate qe jemi!

Vetem ju na keni dhene mundesine te krijojme dhe interpretojme ne kaq shume vite!

Vetem ju na keni dhene duartrokitje pa fund dhe emocione qe se bashku i kemi ndare!

Jeni ju, qe keni konfirmuar "patenten" artistike-kombetare Endri dhe Stefi Prifti!

Per te gjitha keto e shume te tjera une ju falenderoj me zemer." - shkruan Stefi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI