Flash

Njihuni me Dhuratën

Lapsi.al 20 April 2016
Njihuni me Dhuratën

Së fundmi mediat rozë komentuan një episod jo të këndshëm që Eneda Tarifës i ndodhi gjatë një interviste në anglisht. Për këtë, këngëtarja kërkoi ndihmën e Dhuratës, e cila i shpjegoi se “të përmirësohesh” në anglisht thuhet “to improve”.

Ndërkohë që momenti përballë gazetarit holandez është vendosur në qendër të humorit, Dhurata e cila nuk u ekspozua kurrë në video, duket se ka ngjallur interes më tepër se sa vetë Eneda.

Këngëtarja e cila do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision në Maj, zbuloi në Top Albania Radio se kush është Dhurata. Bëhet fjalë për një nga shoqërueset e Enedës, e cila është pjesë e delegacionit të RTSH-së që është dërguar në promovimin e këngës “Fairytale”.

Duket se Tarifa bëri zgjedhje të zgjuar, pasi Dhurata është diplomuar në anglisht dhe më parë ka punuar si mësuese, kështu që kush më mirë se zysha do e ndihmonte këngëtaren në atë moment të “vështirë”?

 

Të këshilluara

Çfarë bëri këtë herë Joleza?

Kryetarja e FRESSh duket se ka lënë në rrenë produksionin e Vizion Plus të cilët e prisnin të shfaqej në skenën e show-t të humorit, "Apartamenti 2XL". Sipas as...

21:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI