Flash

Njihuni me shqiptaren, bashkëpunëtore të Adele, Mariah Carey apo Beyonce

Lapsi.al 28 April 2016
Njihuni me shqiptaren, bashkëpunëtore të Adele, Mariah Carey apo

Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi, Albert Stanaj etj. Janë të shumtë emrat e të rinjve shqiptarë që po ia dalin me sukses të ngjisin shkallët e suksesit në industrinë botërore të muzikës dhe sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për Ina Velin, violinisten shqiptare, emri i së cilës tashmë është pjesë e albumit “Lemonade” të divas Beyonce.

Veli, është bërë pjesë e projektit të shumëpërfolur të Beyonce, në këngën e parë të albumit, me titull “Pray you catch me” ku e ka shoqëruar yllin e muzikës në violinë, sikurse shkruhet në website-in e “Billboard”.

Artistja është përmendur edhe më parë pasi ka luajtur për zëra të mëdhenj të muzikës botërore si Adele, me të cilën performoi “Skyfall” në ceremoninë ndarjes së çmimeve Oscar, Barbara Streisand, Michael Buble, Andrea Bocelli, Mariah Carey etj.

Ina Veli ka nisur të studiojë violinë që në moshën 5-vjeçare dhe ka marrë pjesë në koncerte në Europë që kur ishte vetëm 13 vjeç. Në vitin 1999, ajo u zhvendos në SHBA pasi fitoi një bursë studimi në Universitetin e Oklahomas. / Anabel.al

Të këshilluara

Arbana Osmani përplaset me Ardit Gjebrean

Është gati zyrtar lajmi që qarkulloi sot në media, sipas të cilit, sezoni i ri në Top Channel do të nisë me një format të njohur e të dashur për shqiptarët. ...

17:36

Ledio i Çanit flet për largimin e Sophies

Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë shkonte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin ...

06:30

Geti kap për fyti Marinën (Foto)

Ata janë çifti më i përfolur aktualisht në show bizin shqiptar. Geti dhe Marina Vjollca shpesh postojnë fotografi të p&eum...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI