Flash

Flori Mumajesi, mesazh të fshehtë ish të dashurës Soni Malaj?

Lapsi.al 5 May 2016
Flori Mumajesi, mesazh të fshehtë ish të dashurës Soni

Duket guxim i tepruar të arrish në përfundime nga një postim i thjeshtë, aq më tepër i hedhur në publik nga një personazh i cili ka qenë gjithnjë hermetik sa i takon jetës private. Por sikurse shanset mund të jenë 50 me 50, le të provojmë me disa dyshime, bazuar në mesazhin e koduar që Flori Mumajesi duket se i ka çuar Soni Malajt.

Dashuria e tyre e cila ishte ndër më të bukurat mes personazheve të skenës shqiptare, lulëzoi rreth fundit të viteve 2010. Por, romanca mori fund pa pritur. Asnjëri prej tyre nuk preferoi të japë detaje për ndarjen dhe pak nga pak u distancuan nga njëri-tjetri.

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi e ruajtën gjithnjë privacinë. Pavarësisht se nuk preferuan të flasin dhe as u pyetën publikisht, ish-çifti duket se gjetën mirëkuptim në heshtje.

Në këtë sfond duhet parë dhe episodi për të cilën po flasim. Postimi i producentit të “Three Dots”, vjen vetëm dy ditë pas pubilikimit më të ri të Soni Malajt “Ti jeta” dhe duket si një dedikim që ka lidhje me ish-partneren e tij.

“Mos u ndal…” janë fjalët që Flori shoqëron videon e postuar në facebook. Çuditërisht ai ka zgjedhur të shpërndajë një këngë që dikur këndonte me të njëjtin këngëtar, siç edhe Soni Malaj ka shënuar rikthimin së fundi pas divorcit…! A është kjo një shenjë?

Të këshilluara

Luana tregon lulen mes këmbëve

Të gjithë i mbajmë mend buqetat e mëdha e shumëngjyrëshe që Luana Vjollca reklamonte dikur me krenari. Lulet e prezantueses s...

12:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI