Flash

Sofia e Çanit, kopje identike me Orinda Hutën

Lapsi.al 11 May 2016
Sofia e Çanit, kopje identike me Orinda Hutën

Vajza me sy blu tashmë zëvendëson Sofinë në "Zonë e Lirë", një karakter që prej pesë vitesh e luante Romina Alku, e cila vendosi të largohej nga emisioni i ndjekur. Ndërkohë, Sofia e re është 19-vjeçarja Andonia Dobi nga Gjirokastra, studente e vitit të parë në Tiranë, në degën e biokimisë. Pasi u postuan fotot e saj të para në rrjetet sociale, komentuesit u çuditën nga ngjashmëria e portretit të Andonias me këngëtaren Orinda Huta, sidomos në disa foto ku ato pozojnë me flokë të mbledhura. I njëjti shikim i thellë blu, formë buzësh dhe linja në portret, aq sa disa komentues e kanë konsideruar klonin e Orindës, e cila aktualisht shfaqet po ashtu në ekran si një nga moderatoret e emisionit të pasdites në "Vizion Plus". Vetë modelja është shprehur se Çani i bën shumë komplimenta që pas puntatës së parë. "Je një yll, perlë, e shikon që funksionoi", kanë qenë fjalët motivuese të tij drejtuar Sofisë së re. Ndërkohë që i ka dhënë edhe shumë këshilla për pamjen pasi sipas vetë asaj, ka disa gjëra për të rregulluar./ Story

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI