Flash

Incident në skenën e Eurovision, sigurimi heq nga salla flamurin e Kosovës

Lapsi.al 12 May 2016
Incident në skenën e Eurovision, sigurimi heq nga salla flamurin e

Besarti ka vite që e ndjek nga afër Eurovizionin. Ai gjendet ende në sallë, tash në pamundësi ta mbajë në duar flamurin kaltër, bardh dhe verdhë.

Eurovizioni po mbahet aktualisht në Stokholm të Suedisë, ndërsa edhe pak minuta na ndajnë nga performanca e Eneda Tarifës për Shqipërinë.

E edhe pse u tha se flamuri i Kosovës mund të valëvitej në Eurovizion, kjo gjë ka rezultuar ndryshe. Para pak minutash, një të riu që gjendet në Sallën ku po mbahet Eurovizioni i është marrë flamuri i Kosovës, pasi ai është valëvitur për disa minuta aty.

“Ma morën flamurin kur isha duke e valëvitur. Gjithçka shkonte mirë derisa erdhi sigurimi” tregon Besarti për KultPlus, i cili na tregon edhe fotografinë derisa e kishte flamurin.

Eurovizioni ka shkaktuar skandal paraprak derisa publikoi pa dashje listën e flamujve që EBU – Unioni i Transmetuesve Evropianë i ndalon për tu valëvitur në garën e madhe muzikore.

Besarti ka vite që e përcjellë nga afër Eurovizionin. Ai gjendet ende në sallë, tash në pamundësi ta mbajë në duar flamurin kaltër, bardh dhe verdhë.

Të këshilluara

Shikoni si hidhet me litar, Blendi Fevziu!

E papritura ndodhi! Teksa flisnin për palestrën, dietat dhe aktivitetin fizik tek Opinion, në studio u shfaq një instruktor i cili ishte thirrur të demostronte ...

21:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI