Flash

Gazetari denoncon skandalin në Eurovision: Bora Kokëdhima donte ta linte Enedën zhveshur!

Lapsi.al 16 May 2016
Gazetari denoncon skandalin në Eurovision: Bora Kokëdhima donte ta

Milaim Zeka, gazetari kosovar i cili ndoqi nga afër edicionin e 61-të të Eurovision, ka shpërthyer kundër atyre që kritikuan këngëtaren përfaqësuese të Shqipërisë. Sipas tij, që u ndodh fundjavën e shkuar në Stokolm, Eneda Tarifa nuk qe për t’u fajësuar. Por se ishin të tjera probleme, ato që duheshin pasqyruar në media.

Në shkrim, Milaim Zeka rrëfen një ngjarje të pazakontë nga prapaskena. “Stilistja Bora Kokëdhima, vetëm që nuk ishte lejuar të futej në green room, e fyu Enedën në mënyrën më të poshtër, duke dashur edhe t’ia mirrte fustanin.” – shkruan gazetari kosovar. “Ajo madje, pra Bora Kokëdhima, u kthye në Tiranë më datën 11, duke e shokuar këngëtaren.”

Më vonë, vetë Bora Kokëdhima u shpreh nervoze për shkak se Eurovision i refuzoi fustanin 57 metra, që ajo kishte përgatitur për Eneda Tarifën.

Nga ana tjetër, një kritikë të ashpër ai ka me organizatorët dhe delegacionin e festivalit të RTSH-së.  “Natën e 10 majit, kur ishte paraqitja e parë, Eneda, së bashku me turmën e mbi 10 mijë vetave, duhet të ecte më këmbë për tek stacioni i trenit nëntokësor, pastaj të shtyhej e të rropatej me mijëra njerëz, në një të ftohtë të çmendur, sepse nuk i ishte porositur një taxi!!! Pra një taxi, 25 euro!!!” – shprehet në reagimin e tij Zeka. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI