Flash

Aurela Hoxha shkëlqen mes yjeve të modës, veshur me fustan rrobaqepsie

Lapsi.al 20 May 2016
Aurela Hoxha shkëlqen mes yjeve të modës, veshur me fustan

Eventi i përvitshëm amfAR që organizohet gjatë javës së filmit në Kanë, mblodhi të premten në rivierën franceze emrat më të rëndësishëm të industrisë së modës në botë.

Krahas modeleve, stilistëve, aktorëve apo këngëtarëve si Leonardo DiCaprio e Katy Perry, të ftuar në organizimin që mbledh fonde në ndihmë të kurës kundër AIDS, ishin dhe disa personazhe të njohur të show biz-it shqiptar.

Bleona, Angela Martini, Endrit Mertiri dhe Aurela Hoxha, parakaluan përpara fotografëve në tapetin e kuq të amfAR mbajtur në “Hôtel du Cap-Eden-Roc”.

Modelja Aurela Hoxha duket se vodhi shfaqjen dhe përjetoi momentin e saj prej ylli. Por ndryshe nga koleget e saj, bukuroshja e njohur për format bombastike, nuk kishte zgjedhur një emër të madh të modës për të ekspozuar hiret e saj.

Me një fustan të qepur diku në një rrobaqepsi në Durrës, Aurela Hoxha u duk si princeshë në eventin e bamirësisë. 

 

A video posted by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Të këshilluara

Pothuajse nudo në tapetin e kuq të Cannes

Modelja hollandezo palestineze, Bella Hadid ka qenë të merkurën kryelajmi i Festival de Cannes pasi ka ngjitur tapetin e kuq gati nudo. Nuk është hera e parë që...

21:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI