Flash

Aurela Hoxha flet për herë të parë rreth divorcit

Lapsi.al 21 May 2016
Aurela Hoxha flet për herë të parë rreth divorcit

Ndarja e modeles së njohur rreth një vit më parë, ngjalli interes në publik. Martesa e saj 15-vjeçare me biznesmenin tropojan, bëri bujë në media, por vetë Aurela nuk u shpreh asnjëherë në lidhje me jetën personale.

Për herë të parë, ndonëse në një situatë të sikletshme, 27-vjeçarja zbuloi në emisionin Vip Room, detaje për divorcin.

“Ndarja u bë publike pasi kishte ndodhur. Kishte kohë që kishte ndodhur. Nuk kam dashur të flas për jetën time personale. Unë nuk kam pasur shumë histori vetëm atë kam pasur, nuk kam dashur që të ndodhte, por ndodhi”- tregon Aurela.

Përsa i përket statusit të tanishëm modelja tregon se është single. Madje tregon me shaka se gjatë pushimeve të kombinuara me punë në Maldive, vetëm ajo dhe mikesha e saj e ngushtë Dorina Gegiçi ishin vetëm, ndërkohë që gjithë të tjerët ishin çift.

“Nuk kam të dashur. Nuk jam e lidhur, nuk ka ndodhur. Këto gjëra nuk bëhën me planifikime. Deri tani nuk ka ndodhur. Por jam në një periudhë të jetës që nuk po kërkoj diçka. Ndihem mirë kështu siç jam.”- thotë Aurela Hoxha.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI