Flash

Enada Hoxha: Pse nuk më keni parë më në skenën e TOB

Lapsi.al 21 May 2016
Enada Hoxha: Pse nuk më keni parë më në skenën e TOB

Pas një kohe të gjatë larg fokusit të medias, prima balerina e Teatrit Kombëtar është shfaqur këtë të shtunë në TVSH.

Në një intervistë familjare me Gerdin dhe Roanin (djalin e vogël) në studion e gazetares Gerta Gixhari, Enada Hoxha rrëfeu për mungesën e saj rreth 2-vjeçare, nga projektet e TOB.

"Në fakt, shfaqjet që janë vënë gjatë kësaj kohe kanë qenë me balete në grup ose me pak çifte", thanë fillimisht Gerdi dhe Enada.

Më pas, ata vazhduan duke lënë të kuptohet se arsyet janë edhe më të thella.

Dikur ikonë e skenës dhe shfaqjeve në institucionin e drejtuar nga Ilir Kerni, figura e njohur e baletit shqiptar, u duk e pakënaqur dhe foli me rezerva për menaxhimin e ri të TOB.

"Më parë kishte respekt reciprok për punën, për titullarin. Në tërësi gjëja nuk funksionon si dikur. Mungojnë njerëzit me vlera dhe karakter." - tha Enada Hoxha.

Duke dashur të mos fokusohet biseda tek konflikti që është përfolur se çifti ka me Kernin, balerina e kaloi me sportivitet këtë moment: "Skam turp as frikë, por ne na është vënë një parrullë mos japim intervista pa lejen e drejtorit, a thua se është një institucion privat dhe jo publik".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI