Flash

Eneda Tarifa: Arsyeja pse më sulmojnë është Top Channel

Lapsi.al 23 May 2016
Eneda Tarifa: Arsyeja pse më sulmojnë është Top Channel

Rikthimi i saj nga Stokolmi po shoqërohet me pjesëmarrje të ndryshme nëpër intervista. Natyrisht, për këngën, paraqitjen dhe interpretimin e “Fairytale”, nuk ka ndonjë kuriozitet të madh, pasi të gjithë e pamë Enedën në skenën e Eurovision. Ndaj, interesi më i madh është përqëndruar tek prapaskenat dhe zhurma që rrethoi pjesëmarrjen e përfaqësueses tonë në Suedi.

Eneda Tarifa mund të ketë pasur momente të vështira gjatë kësaj eksperience; të lodhshme për shkak të bashkëpunëtorëve, ose dhe nga buxheti i vogël (siç nuk harroi ta përmendë në çdo intervistë jashtë shtetit), por këngëtares shqiptare, me sa duket nuk po i del e keqja nga pasqyrimi i gafave të saj, në mediat vendase.  

Sipas Enedës, shkrimet e gazetarëve në Shqipëri ishin dashakeqe dhe e gjitha kjo, vjen për shkak të xhelozisë, pasi siç shprehet këngëtarja: “Unë punoj në një institucion që është Top Channel institucioni më i fuqishëm, ku asnjë nga ata gazetarë nuk ka shancin që të afrohet e të punojë.” Shihni më poshtë videon ku Tarifa është ftuar në “Elite Zonë”. 

Të këshilluara

Rita Ora mbulon gjoksin me qershi

Rita Ora rrezikoi jo pak kur u përfshi në skandalin e tradhëtisë që rrethoi Beyonce-n, për shkak të një postimi ku shfaq...

09:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI