Flash

Çfarë do thoshte Era Istrefi për këtë variant të “Bon Bon”?

Lapsi.al 26 May 2016
Çfarë do thoshte Era Istrefi për këtë variant të

Hiti i saj është përvetësuar në forma e variante nga më të ndryshmet dhe duket se artistët në botë, po garojnë të përfitojnë nga popullariteti i këngës “Bon Bon”. Krahas publikimeve remix apo cover në youtube, një version origjinal të krijimtarisë së Era Istrefit ka sjellë një i ri nga Kosova, i cili momentalisht po fiton terren tek përdoruesit shqiptarë të mediave sociale.

Drin Gashi është kapur me një nga elementët që të ngjall më shumë kuriozitet teksa dëgjon Era Istrefin. Muzika dhe stili i këngëtares nga Prishtina bëhet më interesant po të kemi parasysh tekstet gjysmë shqip e gjysmë anglisht. Të duhet disa herë të dëgjosh “Bon Bon”, e për çdo herë të zbulosh fjalë të reja. Në këtë kuptim, video e Drinit teksa reciton tekstin e këngës së Erës, të thjeshton punën për të kuptuar fjalët e saj.

Duket si parodi interpretimi i tij melankolik, por fakt është që kjo video po klikohet çdo orë e më shumë. Por, ende nuk dihet se çfarë mendon Era për këtë variant të “Bon Bon”. 

Të këshilluara

E bija, zbulon partnerin e aktores Rita Lati

Roza, vajza karizmatike e aktores së njohur të humorit ka zbuluar se nëna e saj prej 20 vitesh ndan jetën me një mashkull, për të cilin nuk ka preferuar të japë...

12:24

Sinan Hoxha bëhet baba

Pritja mori fund! Këngëtari i muzikës popullore dhe bashkëshortja e tij, sollën në jetë djalin me emrin Ansi. Andrra Destani...

12:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI