Flash

Tv Klan blen Ermal Mamaqin, zbuloni emisionin që do të drejtojë

Lapsi.al 1 June 2016
Tv Klan blen Ermal Mamaqin, zbuloni emisionin që do të drejtojë

Tashmë është gati zyrtare! Personazhi i njohur i humorit ka braktisur “Digitalb” për një kontratë të re me Tv Klan. Ermal Mamaqi është kapur sot “mat” në ambientet e televizionit Klan, teksa mbyllte detajet e fundit të sezonit të ri, me presidentin e këtij televizioni, Aleksandër Frangaj. Lapsi.al konfirmoi se bëhet fjalë për të njëjtin format që Ermali drejton suksesshëm prej kohësh. “6 ditë pa Ermalin” pritet të nisë transmetimin prej shtatorit në Tv Klan. Megjithatë, mbetet e pa qartë dita që ky emision do të shfaqet në ekran. Nëse do të vazhdojë të transmetohet si gjithnjë të premten…oops! Ndoshta duhet të fillojmë të shqetësohemi për “Zonë e Lirë”?! 

Të këshilluara

"Arian Çani pati një aksident me makinë..."

Me një lajm jo shumë të këndshëm e nisi mbrëmjen gjysmëfinale të YFSF, Alketa Vejsiu. Teksa përshëndeti panelin e jurisë, moderatorja e spektaklit të imitimeve ...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI