Flash

Marina Vjollca ikën nga Top Channel?

Lapsi.al 3 June 2016
Marina Vjollca ikën nga Top Channel?

Fundi i sezonit televiziv po shoqërohet me lajme e thashetheme mbi lëvizjet e personazheve të dashur, nga njëri ekran në tjetrin. E ndërsa markato është çelur, pjesë e vorbullës së shit-blerjeve është bërë dhe prezantuesja seksi e Top Channel, Marina Vjollca.

Bjondja e njohur e sportit mësohet se ka marrë disa oferta për të qenë pjesë e televizioneve në Kosovë. Sipas Express që citon burime të afërta të 26-vjeçares, në një aktivitet të madh të organizuar mbrëmë në Prishtinë ku Marina ishte e pranishme, për të u interesuan për ta pasur si prezantuese në një ekran të Kosovës.

Ky hap drejt një ndryshimi në karrierën e saj televizive duket më i besueshëm po të kemi parasysh lidhjen e motrës së madhe Vjollca, me reperin Getto Geasy, i cili natyrisht do donte ta kishte nusen e tij të ardhshme sa më pranë vetes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI