Flash

Zëvendësohet Çani, në "Zonë e Lirë" shfaqet Ermal Mamaqi

Lapsi.al 3 June 2016
Zëvendësohet Çani, në "Zonë e Lirë"

"Zonë e Lirë" këtë të premte ka nisur me një surprizë që duket se ka lënë gojë hapur të gjithë fansat e këtij emisioni. Në studio pas siglës, në karrigen e drejtuesit ku ishim mësuar të shihnim prej vitesh gazetarin Arian Çani, është shfaqur personazhi i cili ka firmosur së fundi me Tv Klan, Ermal Mamaqi.

Pasi ftoi miqtë e parë Sonin dhe Genën në studio, me natyrshmërinë e atij që e ka seriozisht "detyrën" e re dhe duke konfirmuar thashethemet e botuara në "Shqiptarja.com", se i ka zënë vendin Çanit i cili gjoja u zu me Frangajn, Ermal Mamaqi nisi "Zonë e Lirë".

Por, më pas është shfajësuar duke thënë që s'mund t'ia bënte këtë një miku si Çani dhe ftoi në studio moderatorin e dashur. Kjo ishte situata "teatër" siç e quajtën, të cilën prodhuan dy personazhet e Tv Klan si për t'u "solidarizuar" me shkrimet e mediave sociale, që shkruan se Ermali do t'i zërë vendin Çanit.

Të këshilluara

Marina Vjollca ikën nga Top Channel?

Fundi i sezonit televiziv po shoqërohet me lajme e thashetheme mbi lëvizjet e personazheve të dashur, nga njëri ekran në tjetrin. E ndërsa markato është çelur, ...

13:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI