Flash

E akuzuan se kopjoi, Bora Kokëdhima gati për gjyq!

Lapsi.al 14 June 2016
E akuzuan se kopjoi, Bora Kokëdhima gati për gjyq!

Pasi revista “Bordo” e stilistes Enada At’Nikolla publikoi një artikull ku pretendohej se Bora Kokëdhima ka kopjuar instalacionin e lules që modelja mban në kokë, shumë shpejt ka ardhur kundërpërgjigjia e saj. Bëhet fjalë për një editorial i cili në vitin 2015 është realizuar për reklamimin e parfumit At’Nikolla Prive, ku modelja Xhesika Berberi mbante në kokë instalacionin e një luleje.

Ky instalacion është përdorur nga Kokëdhima për kolesionin e saj të fundit “Mushrooms”, pranverë-verë 2016. Fotografitë e “Mushrooms” janë realizuar nga Endrit Mertiri i cili ka treguar në Facebook se ideja ka qënë e tij dhe se një editorial të ngjashëm ai e ka bërë edhe përpara 2 vitesh për revistën “Elegancë”.

Ndërkohë që At’Nikolla thotë se i gjithë thelbi i akuzës është pikërisht tek editorali i cili është përsëritur dhe jo tek instalacioni i lules, shkruan Anabel. Një situatë e tillë ka bërë të reagojë edhe Bora, e cila nëpërmjet një postimi në Instagram është shprehur se kjo gjë nuk do të mbyllet me kaq.

Stilistja tregon se do të hapë një proces gjyqësor për cënimin e markës së saj. “Jeni qesharakë dhe unë ju mëshiroj! Kjo është vetëm foto4…kam edhe 20 të tjera…Për arsye se nuk denjoj dot t’iu përgjigjem, Savage nesër hap process gjyqësor për cënim marke…për më tepër, qëndroni me Borushin”, shkruan Kokëdhima.

Të këshilluara

Marina Vjollca shtatzënë?

Paraqitja e saj në publik të dielën mbrëma në emisionin “Proçesi Sportiv”, ka ngritur dyshime rreth një shtatz&...

09:11

Aurela Hoxha zhvesh Albana Osmanin

Ajo është pa dyshim një nga femrat më të bukura të ekranit. Por, krahas portretit tipik dhe personalitetit “malësor&rdq...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI