Flash

Zbulohet dokumenti, këngëtarja shqiptare e dënuar me burg në Britani

Lapsi.al 15 June 2016
Zbulohet dokumenti, këngëtarja shqiptare e dënuar me burg në

Baby G, është një prej personazheve më të përfolur së fundi në showbizin shqiptar edhe për shkak se gjatë intervistave, shfaq probleme me të shprehurit në shqip. Por me sa duket, në historinë e saj ka edhe skandale tjera me policinë dhe drejtësinë britanike.


Këngëtarja Baby G, emri i së cilës është Gordana Kingji, në maj të viti 2015 kishte sulmuar një oficer policie në Britani.

“Gordana Kingji, 19 vjeç, i Ellowes Road, Ulwt Gornal, është dërguar në burg për 16 javë dhe pezullohet për 12 muaj, për sulm ndaj një oficeri policie dhe pengimin e tyre në kryerjen e detyrës në Lower Gornal më 1 maj 2015.

Ajo gjithashtu, duhet të paguajë dëmshpërblim prej £ 50, një shtesë për viktimën prej £ 80 dhe £ 575 shpenzimet gjyqësore”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Me të njëjtin vendim gjyqësor është e dënuar edhe motra e saj, Magdena Kingji.

Teleskopi posedon edhe dokumentin e gjendjes civile të familjes Kingji që është me origjinë nga Kukësi, ku dëshmohet se Gordana apo tani Baby G dhe motra e saj, janë personat e dënuar.


Baby G (Gordana) nuk është promovuar vetëm në mediat e Kosovës, për “famën” e saj kishin shkruar edhe mediat britanike, por ato kanë raportuar për sulmin e saj ndaj policit dhe dënimin nga gjykata.

Ajo që të bënë të habitësh edhe më shumë është fakti se Baby G, në klipin e saj luan rolin policës, si duket ajo ishte duke bërë provat e klipit kur sulmoi policin./ Express/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI