Flash

Armando Sadiku flet për marrëdhënien me bukuroshen italiane

Lapsi.al 22 June 2016
Armando Sadiku flet për marrëdhënien me bukuroshen italiane

Sulmuesi shqiptar ka reaguar në lidhje me dyshimet e ngritura një ditë më parë, mbi një lidhje të mbajtur të fshehtë mes tij dhe modeles bukuroshe, Desiree Tramezzani. 25-vjeçari nga Elbasani ka mohuar thashethemet dhe thotë se foto është keqinterpretuar.

“Te dashur miq, do te doja qe bukuria e fitores me Rumaninë, te mos zbehet dhe te keqinterpretohet nga një foto krejtësisht e pafajshme dhe miqësore, që ka qarkulluar neper media ditëve te fundit. Ju lutem mos aludoni për asgjë dhe mos shkruani gjera te pavërteta për jetën time personale jashtë fushës se futbollit.

Dua te theksoj se arritjet e mia kane vetëm një emërues të përbashkët : punë dhe sakrifica pa fund dhe besimin tek zoti, nga ana ime dhe familjes time tç shtrenjte, qç gjithmonë ka qenç mbështetja dhe frymëzimi im.” – shprehet Sadiku në një status në facebook sipas Gazetës Express.

Nisur nga foto që vajza e Tramezzanit postoi, shoqëruar me zemrën dedikuar golshënuesit dhe festimi i golit të tij, mediat qarkulluan fjalë se mes dyshes ekziston një marrëdhënie më e afërt. Por me sa duket gjithçka është e pavërtetë, ndaj vajza, keni ende shpresa…!

Të këshilluara

Fotot/ Ja si festuan yjet e showbizit

Edhe personazhet e shoubizit e kane harruar vanitetin e tyre pas suksesit te kombetares shqiptare. Ata shpërthyen me postimee, duke e vene ne qender te vem...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI