Flash

Flori Mumajesi futet mes reperëve: Jo Noizy, por unë do bashkëpunoj me Ledrin!

Lapsi.al 22 June 2016
Flori Mumajesi futet mes reperëve: Jo Noizy, por unë do

Lajmi i një dite më parë se dy reperët më popullorë në vend do të bashkojnë forcat për një hit vere, duket se nuk është pritur mirë nga një tjetër personazh i dashur i skenës shqiptare. Flori Mumajesi nuk i ka “gëlltitur” dot titujt që shpërthyen në median online, sipas të cilëve, Ledri Vula dhe Noizy janë pajtuar dhe po përgatiten për një bashkëpunim të fuqishëm. Ndaj dhe pa kaluar shumë kohë, brenda ditës, kantautori Mumajesi u fut në mes, duke u përpjekur të demantojë lajmin.

Përmes portalit të kontrolluar prej tij (blitz.al), producenti i muzikës shqiptare, nxitoi të surprizojë se nuk është Noizy ai që do të bashkëpunojë me Ledrin, por Mumajesi dora vetë!

“U diskutua për një bashkëpunim midis dy reperëve të njohur Ledri Vulës dhe Noizyt. Por mesa duket Ledri e ka lënë për më vonë këtë dhe ka vendosur të sjellë këtë fillim verë një tjetër bashkëpunim.” – shkruhet në artikullin e blitz, që duhet thënë na la me gojë hapur…! Jo vetëm për faktin se hodhi poshtë lajmet e konfirmuara mbi duetin e shumëpritur, por më shumë për mënyrën se si Flori kërkoi të tërheqë vëmendjen në favor të tij. “Kohët e fundit Ledri është parë shpesh herë në studion e Three Dots dhe me as duket Ledri do të bashkëpunojë me Florin”, thuhet në artikullin e blitz.al, ku zbulohet një detaj tjetër i rëndësishëm. Por pse duhej pritur pikërisht ky moment për të bërë publik një fakt që po ashtu do t’i gëzonte pa masë fansat e muzikës? Kjo lëvizje duket më tepër si shprehje xhelozie, e cila dominon skenën tonë të showbiz!

Të këshilluara

Fotot/ Ja si festuan yjet e showbizit

Edhe personazhet e shoubizit e kane harruar vanitetin e tyre pas suksesit te kombetares shqiptare. Ata shpërthyen me postimee, duke e vene ne qender te vem...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI