Flash

Kriza në Top Channel/ Figurave të ekranit u hiqet rroga, personazhet në ankth për sezonin e ri

Lapsi.al 24 June 2016
Kriza në Top Channel/ Figurave të ekranit u hiqet rroga, personazhet

Mbyllja e sezonit televiziv ka qartësuar më shumë atë se çfarë po ndodh me Top Channel. Zërat se televizioni më i madh në vend është në krizë financiare pas gjyqeve të pronësisë dhe largimit të drejtuesve të dikurshëm, duket se po vërtetohen dita-ditës. Së fundi mediat shkruan se “të penalizuarit” janë një sërë aktorësh e protagonistësh të televizionit, të cilët janë vënë në dyshim për vazhdimësinë e tyre.

Kështu, Alban Dudushi dhe emisioni i tij gati 14-vjeçar “Top Show” thuhet se nuk do ta shohë më sinjalin “On Air”. Vitin e fundit, gazetarit ia tkurrën ditët e transmetimit; nga i përmbrëmshëm, në 2 herë në javë. Por, burime për lapsi.al brenda “Top Channel”, thanë se Dudushi diskutohet për t’u larguar fare nga ky ekran. Kjo, për edhe për shkak se moderatori nuk pati një performancë të kënaqshme nën drejtimin e sezonit aktual të “E diell”. Shifrat e audiencës e vërtetojnë lehtësisht këtë.

Një tjetër tregues i krizës në të cilën po kalon “Top Channel” duket të jetë ndërprerja e rrogave të aktorëve të Portokallisë. Për herë të parë që nga fillimi i varietesë së humorit 13 vjet të shkuara, trupa e këtij spektakli nuk do të paguhet gjatë verës. Drejtuesit e televizionit “Top Channel”, mësohet se i kanë përcjellë aktorët duke u thënë: “beni turne të nxirrni lekët”, shkruan newsbomb! Kjo përgjigje mësohet se i ka nervozuar pa masë personazhet e njohur të humorit, të cilët deri vitin e shkuar paguheshin gjatë sezonit të pushimeve, në një formë si për të siguruar vazhdimësinë në show. 

Të këshilluara

Soni Malaj hedh në gjyq Olti Currin

Një koment pikant i blogerit në faqen e tij në facebook, duket se e ka indinjuar aq shumë këngëtaren Soni Malaj sa t'i drejtoh...

10:07

Kur Noizy rrihej me grushta...

Siç ka rrëfyer më herët, jeta e tij dikur ka qenë krejt ndryshe dhe me shumë probleme. I rritur në një ambient emigran...

14:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI