Flash

Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Lapsi.al 25 June 2016
Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Kryebashkiaku Veliaj i cili ishte një prej sponsorëve më të mëdhenj të Top Awards, nuk mund mos të parakalonte përpara fotografëve në ceremoninë e mbajtur të premten mbrëma në Pallatin e Kongreseve. Më elegant se kurrë, veshur me një kostum 'tuxedo', Erioni u shfaq bashkë me Ajolën. Por duket se çiftit i shkoi mundimi dëm, pasi ndryshe nga ç'jemi mësuar, askush nuk u mor me ta. Vëmendjen e rrëmbeu deklarata e fortë e Noizyt i cili akuzoi të dashurin e Sara Hoxhës, Ledionin si homoseksual. Këtu mund të ketë zënë fill dhe "xhelozia" e kryetarit të Bashkisë. Pavarësisht se mungoi në fokusin e paparazzëve, Erion Veliaj kishte marrë masa mos t'i shpëtonte pa një foto profesionale prezenca në Tapetin e Kuq. Si për të shkuar njësh me tematikën e eventit që më shumë se për spektaklin do të mbahet mend për sherret, bashkë me foton që postoi në facebook, kryetari i Bashkisë komenton me sportivitet veten dhe bashkëshorten. Për veten ka rezerva, ndërsa Ajolën e lartëson.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI