Flash

Enca dhe Françeska, dy seksbomba në resortin e “baronit të drogës”

Lapsi.al 27 June 2016
Enca dhe Françeska, dy seksbomba në resortin e “baronit

Mes tyre nuk ka spikatur më parë ndonjë miqësi, por këto ditë të nxehta vere ish-banorja e Big Brother dhe këngëtarja Enca Haxhia, nuk iu ndanë njëra-tjetrës. Të shkathta në marrëdhënie me publikun dhe jashtëzakonisht provokuese, Françeska dhe Enca reklamuan disa ditë relaksi mes pishinës dhe gatimeve në kompleksin “Santa Quaranta” në Sarandë. Shpesh u komentuan për pozat, por jo më pak për batutat pikante që lëshuan përmes platformave sociale.

Vajzat e showbiz-it u panë më se të mirëpritura në vendin që para disa kohësh u tha se është në pronësi të Kelmend Balilit, i njohur si “baroni i drogës” ose ndryshe Escobari shqiptar.

Enca dhe Françeska sipas postimeve në ‘Snapchat’, u trajtuan si princesha, ndërsa për to ishte rezervuar një nga suitat më moderne të “Santa Quaranta”. Kënaqësinë që përjetuan vetë, dy seksbombat e pasqyruan edhe për publikun, duke mos u kursyer me pozat provokuese.  

Të këshilluara

Nuk mungon Erion Veliaj në Tapetin e Kuq

Kryebashkiaku Veliaj i cili ishte një prej sponsorëve më të mëdhenj të Top Awards, nuk mund mos të parakalonte përpara fotografëve në ceremoninë e mbajtur të pr...

18:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI